Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi në banesën e tij u gjet një bidon plastik me 25 kg lëndë narkotike.
I arrestuari është Pëllumb Matoshi, 51 vjeç, banues në Fierze – Pukë, (i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes me dashje).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, si autor i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit në një banesë (të pa banuar) në fshatin Fierze, ku u gjet një bidon plastik me 25 kg lëndë narkotike, nga deklarimet kjo banesë rezulton të jetë e shtetasit Pëllumb Matoshi.
(S.SH/Shupalaka)