Gazeta italiane “L’Espresso” i ka kushtuar një artikull të veçantë terroristit Lavdrim Muhaxheri nga Kosova. “Ata po kthehen me dhjetra. Nga Siria, Iraku. Pas humbjeve në fushëbetejë, ISIS po largohet nga territoret e pushtuara më parë prej saj duke i detyruar luftëtarët e saj që të kthehen në vendet e origjinës.”, nis artikulli.
Më tej, ndër terroristët renditet Lavdrim Muhaxheri, “kasapi i Ballkanit”, i njohur për terrorin që shkaktoi në vitin 2014, kur postoi foto të ekzekutimeve të atyre që konsideroheshin “tradhtarë”.
“Muhaxheri (i njohur si Abu Abdullah al-Kosov) konsiderohet prej kohësh si një ndër udhëheqësit e ISIS-it dhe është raportuar disa herë për vdekjen e tij. Por Gushtin e kaluar, ai u rikthye sërish: I qeshur, me një pushkë AK-47 në dorë. Por ajo është më e keqe është se burime të shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se “kasapi i Kaçanikut, një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh ka hyrë në Kosovë, një nga serbatorët më të mëdhenj për ISIS, deri në 400 persona të regjistruar për Kalifatin.”, vijohet më tej,
Gazeta italiane shkruan se kthimi i Muhaxherit në Ballkan, konsiderohet si kërcënim serioz sipas Inteligjencës italiane, jo vetëm për Ballkanin por dhe shumë vende europiane ku lideri i xhihadistëve kosovarë ka kontakte dhe do të jetë në gjendje të sulmojë.
“Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim”, ishte titulli i “BalkanInsight” më 18 nëntor, pas arrestimit të 19 terroristëve që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Kosovë dhe Shqipëri. Në qendër të sulmeve terroriste ishte shpërthimi me eksploziv gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael që do të luhej në Shkodër.”, shkruan “L’Espresso”.