153 familje të Shkozës, që i janë drejtuar sot ambasadës amerikane, e kanë parashtruar në letrën e tyre të hapur se çfarë kërkojnë nga ambasadori Lu. Ndërkohë që letra është shoqëruar dhe me protest përpara ambjenteve të ambasadës.
“Çfarë kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, – shkruajnë ata, – të trajtohemi si qytetarë normale të një vendi që pretendon të futet në Bashkimin Europian. Ajo çfarë na është ofruar në mënyrë joformale deri më tani, kredi e butë dhe banesa me qira, nuk përmbush aspak kërkesat dhe nevojat tona, detyrimin që ka shteti ndaj dhe nuk i përafrohet sadopak premtimeve të bëra.
Ne si banorë nuk jemi kundër zhvillimit urban të zonës, por as nuk pranojmë të hidhet poshtë gjithë djersa dhe mundi ynë prej vitesh të tëra.
Pasi kemi trokitur në të gjitha dyert e institucioneve shtetërore dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje, mendojmë se mundësia e vetme për ne është ndërhyrja nga ana juaj. Ndaj, lutemi të përdorni çdo ndikim të mundshëm ndaj autoriteteve shqiptare, në mënyrë që ato të reflektojnë pozitivisht dhe të na japin zgjidhjen e duhur”.
Në letrën e tyre, banorët sqarojnë edhe protestën e para pak ditëve që pati incidente:
“Theksojmë se nxitësi i përshkallëzimit të kësaj situate ishte vetë Policia e Shtetit, e cila nuk kurseu grushtat dhe shkelmat për të gjithë banorët, duke arritur deri në shoqërimin e minorenëve në Komisariatin nr.1.”
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post