Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me letrën e dërguar prej kryeministrit Rama liderëve të BE-së, ku ka kërkuar mbështetje në luftën ndaj krimit.
Vasili thotë se Rama është shembulli i mashtruesit publik.
REAGIMI:
Kryeministri, qe genjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kerkoka ndihme me leter europianeve.
Kryeministri i Shqiperise eshte shnderruar ne shembullin me te shemtuar te mashtruesit publik.
Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerre nga goja kunder cdo partie,individi,media te te gjitha llojeve shqiptare e nderkombetare,qe flisnin per drogen dhe efektin shkaterrimtar te saj per Shqiperine dhe shqiptaret.
Nuk la genjeshter,manipulim faktesh,ngjarjesh e raportesh per temohuar,mbuluar dhe perdorur per pushtetin e tij dhe per te blere vota,kete tragjedi politike e sociale.
Sot po ky kryeminister
u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte “eliminuar” 99%”.
Ja ç’thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet.
Ja ç’thoshte kryeministri:
“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë
Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë”. (B.H/Faxeb)