Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjensisë së Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.
Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi, prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkesë që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.
Sipas prokurorisë dy zyrtaret e kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjjn në kundërshtim me ligjin. Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykaten e Apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhun në Shengjin.