Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një linjë kabllore direkte. Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja në kryeminstri me kompaninë e njohur “4iG”, e cila do të implementojë këtë projekt. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se ky projekt për nga impakti do të jetë marramendës dhe shënon një gur kilometrik drejt Shqipërisë 2030. Ai shtoi se do të pasohet nga projekte të tjera po të kësaj ambicie.
Edi Rama: Në thelbin e vetë projekti është një projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do të krijojë. Dukei i falenderuar dhe njëherë vendmarrësit dhe skuadrën e 4iG dhe duke patur besim të plotë tek pala jonë që do të jetë në lartësinë e duhur të zbatimit të këtij projekti dhe jetësimit të tij vënë në funksion, jam i bindur se ky projekt shënon një gur kilometrik drejt Shqipërisë 2030 dhe do të pasohet nga të tjera projekte të përmasave dhe ambicies së këtij niveli që përkon me nivelin e ri që ndodhet vendi ynë.