02:03 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i Lulzim Berishës, reagon Vangjush Dako: Rekomandimi i ligjshëm, s’ka vend për skandal

08:44 | 15/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lirimi i Lulzim Berishës, reagon Vangjush Dako: Rekomandimi i ligjshëm, s’ka vend për skandal

Kryetari i Bashkisë së Durrësit ka reaguar lidhur me akuzat për rekomandimin pozitiv dhe punësimin e Berishës në bashki. Deklarata e tij për “Shqiptarja.com” vjen një ditë pas reagimit të bashkisë. Kryebashkiaku Dako e cilëson rekomandimin familjar një procedurë normale që nuk lë vend për skandal, pavarësisht keqinterpretimit që i është bërë në gjykatën e Apelit.

Dako i indinjuar, thekson se ky rekomandim i ligjshëm nuk bëhet vetëm për Lulzim Berishën, por dhe të dënuar të tjerë: “Në bashkinë e Durrësit dhe më konkretisht në zyrën juridike vijnë dhjetëra kërkesa nga qytetarët e Durrësit, ku kërkojnë një karakteristikë familjare.

Kjo është një procedurë e ligjshme. Këto karakteristika, i kërkojnë ata që janë në hasmëri, ata që kërkojnë azil, ata që kanë procese gjyqësore etj, pasi kërkohet për efekt dokumentacioni. Është drejtoria Juridike në bashki që merret me këtë pjesë e cila përpilon dhe dokumentacionin.”

I pyetur përse ka dhënë një rekomandim pozitiv, kreu i Bashkisë së Durrësit thotë se jep gjithmonë rekomandime pozitive për të gjithë të interesuarit që kanë aplikuar për tu pajisur me rekomandim familjar.

“Unë nuk kam lëshuar asnjë garanci për punësim. Nuk mund të punësoj këtë person, pasi ma ndalon ligji, për shkak se ka gjëndjen gjyqësore “i dënuar”. Punësimi i tij në bashki bëhet pa pagesë dhe është për punë vullnetare, pasi kompanitë private këto persona të dënuar nuk i pranojnë. Këta të dënuar, nuk kanë as bordero, por bëjnë punë të rëmdonta, pastrojnë plazhin ose lulishtet e punë të tjera, të cilat monitorohen nga Shërbimi i Provës në Durrës.”, shprehet Dako i pyetur për garantimin e punësimit të Berishës në bashki.

Kreu i Bashkisë së Durrësit bën me dije se njohja e tij me Lulzim Berishën është e hershme, kur vetë Dako ishte një qytetar i thjeshtë dhe Lulzim Berisha sportist.

Etiketa: lulzim berishaVangjush Dako
Pas

Ermal Mamaqi siç nuk keni parë më parë, preket dhe qan

Para

Ishte zhdukur prej 11-dhjetorit, bie në rrjetën e peshkatarit trupi i 30-vjeçarit në Sarandë

Para
Zhduket 30-vjeçari nga veriu, rrobat dhe pashaporta gjenden në bregdetin e Sarandës

Ishte zhdukur prej 11-dhjetorit, bie në rrjetën e peshkatarit trupi i 30-vjeçarit në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.