Janë të paktën pesë deputetë të Kuvendit që kanë shprehur dëshirën dhe kanë bërë kërkesën për t’u bërë pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat. Kjo u konfirmua nga Korab Lita, anëtar i këtij grupi, i cili theksoi se kërkesa e tyre nuk është pranuar.
Në emisionin Top Talk, Lita përmendi katër nga pesë emrat që kërkuan të bëhen pjesë e këtij grupi: “Ligoraq Karamelo, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj, Krenar Ryçi”.
“Ne kemi një vendim të Grupit Parlamentar se si pranohen, si përjashtohen (deputetët). Janë shqyrtuar të gjitha kërkesat e këtyre deputetëve dhe është vendosur me 5 vota pro dhe 1 kundër mospranimi i tyre”, shtoi Lita.