Liverpul e ka mbyllur vitin 2016-të me fitore në shtëpi. “Të kuqtë” kanë mposhtur Mançester Sitin e Pep Guardioles me rezultatin minimal 1-0 në “Anfield”.
Vendasit kaluan në avantazh brenda 8′ minutave të para të takimit me anë të Uijnaldum. Ka mjaftuar goli i mesfushorit holandez për të siguruar tre pikë të arta që e mbajnë në vendin e dytë të tabelës më 43 të tilla. Gjashtë më pak se kryesuesi i Premier Ligës edhe në javën e 19-të të saj, Çelsi.
Skuadra e Klop ka bërë një paraqitje të mirë ku arriti ta mbyllë këtë fundvit në mënyren më të mirë të mundshme.