20:10 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lotët dhe britmat e fëmijëve dhe grave, kryefamijari te Petro Nini tregon ‘malin’ me dokumente: Pse Gavoci shkeli kontratën me ne

09:22 | 12/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lotët dhe britmat e fëmijëve dhe grave, kryefamijari te Petro Nini tregon ‘malin’ me dokumente: Pse Gavoci shkeli kontratën me ne

Pas pamjeve që tronditën qytetarët e Tiranës, ku katër familje luftuan dje me përmbarimin dhe policinë në mbrojtje të banesës së tyre, Fax News gjendet sot në shtëpinë e Luan Llapajt.

Situata sot duket më e qetë, edhe pse banorët shprehen se frika e rikthimit të përmbarimit është shumë e madhe.

Kryefamiljari Llapaj ka treguar për gazetaren Mirilda Tili, një ‘’mal’’ me dokumente që familja kishte, dhe të gjitha proceset gjyqësore, ku ishin përballur me Aleksandër Gavocin, të cilit gjykata e shkallës së parë i ka kaluar pronën e tyre.

Zanafilla e pronës së tyre nis në vitin 1939, ku gjyshi i Gavocit ka qenë oficer dhe ka përfituar një sipërfaqe toke rreth 10 mijë metra katrorë, që sipas Llapajt ka ndodhur përmes falsifikimit.

Vite më vonë ndërsa familjet Llapaj dhe Dervishaj kishin ndërtuar shtëpitë e tyre, Aleksandër dhe Ilir Gavoci përfituan nga kryetari i Komisionit të Kthimit dhe të Kompesimit të Pronave, këtë sipërfaqe toke, ku përfshihet dhe godina e familjeve.

‘’Ai pronari që ka folur te ju dje ka paguar lekë në gjykata, nuk është në të drejtën e zotit. Gjyshi i Gavocit nga ana e mamasë ka qenë oficer kufiri, kjo tokë nuk u shfrytëzua ndonjëherë, dhe gjyshi i zotërisë i fut në hipotekë. Pronat janë sekuestruar që në 1939, prandaj pushteti komunist nuk merret fare me këtë. Ligji i kthimit të pronave thotë që kthehen pronat që janë sekuestruar pas vitit 1944.

Për këtë ka firmosur vetëm kryetari i agjensisë për kthimin e pronave, te noterja janë shkruar dhe emrat e anëtarëve të tjerë të Komisionit. Si mund ti pranojnë gjyqtarët këto dokumente të falsifikuara? Më e keqja është se ne me vendim gjykate jemi detyruar që të paguajmë miliona lekë, për shkak se sipas tyre kemi shfrytëzuar tokën e Gavocit. Vetë Aleksandër dhe Ilir Gavoçi kanë deklaruar që ne të mos paguanim gjobën e dhënë nga gjykata ndaj dy familjeve tona.

Në marrëveshjen që ne kemi firmosur me zotërinë, na është premtuar nga një shtëpi prej 117 metra katrorë në pallatin që do të ndërtohej, në katin e katërt. Nuk kemi kërkuar dyqan, ashtu siç thotë zotëria. Na ka sjellë njerëz të ndryshëm në mënyrë që të na testonte sesa ne do të hanim presionin. Me më vra sot unë do të them që ai paguan lekë kudo që shkon. Ne do të luftojmë që të mbrojmë pronën tone”, u shpreh Llapaj.

Në cilën moment u shkel kontrata?

Në momentin që zotëria na kërkonte që ne ti jepnim diçka që nuk na takonte që ishte pronë e Bashkisë. Ai aty u nxeh, dhe nuk i qëndron më marrëveshjes që ne kemi bërë. Pretendimi ynë është që ose të marrim shtëpi këtu, ose ekuivalenten e kësaj prone diku tjetër, nuk po kërkojmë as dyqane asgje. Ai ne si katër familje mund të na sistemojë në një kat, kaq e shkurtër është kjo histori, dhe aq e madhe është babëzia e tyre.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 4 familjeAleksander Gavociluan llapajpetro niniterrori
Pas

Goditi fëmijën me automjet, jep dorëheqjen ministrja kroate, por….

Para

Ngec marrëveshja për Maqedoninë e Veriut. Presidenti Ivanov….

Para
EMRAT/ Kush janë dy zyrtarët shqiptarë që pretendojnë ta zëvendësojnë Ivanovin (FOTO)

Ngec marrëveshja për Maqedoninë e Veriut. Presidenti Ivanov....

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, automjeti humb kontrollin dhe përplaset në parking pranë këndit të lojërave

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.