Është hedhur sot shorti në Kolegjin Zgjedhor lidhur me ankimimin një ditë më parë të LSI-së. Mësohet se relator i çështjes do të jetë gjykatësi Gjin Gjoni. Pjesë e trupës gjykuese do të jenë: Shkëlqim Mustafa, Tomor Skreli, Sotiraq Lubonja, Lindita Sinanaj.
Seanca do të zhvillohet më 20 qershor, ora 11:00.
Lidhur me vonesën e hedhjes së shortit, Gjin Gjoni u shpreh se shkak ishte bërë mungesa e pajisjes, e cila ndodhej në Kuvend.
Shorti i hedhur sot vjen një ditë pas ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kundërshtuar haptazi vendimin për anëtarin e tretë në GNV. Me pretendimin se vendimi është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe i njëanshëm. “Na takonte për të mos u hedhur në short me një parti tjetër, vendim i njëanshëm, cënon interesat tona.”, janë shprehur burime të LSI-së.
(XH.A/SHUPLAKA)