Ish-deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ishte në studion e lajme të Fax News nga ku foli për periudhën 15-vjeçare të udhëtimit të kësaj partie në politikën shqiptare.
Duke përmendur kontributet e themeluesve por edhe të kontribuesve ndër vite të LSI-së, Malaj tha se kjo parti sot është një factor I rëndësishëm në jetën politike të vendit e njohur dhe respektuar nga të gjithë, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.
“Natyrisht që shumica prej anëtarëve vinin prej Partisë socialiste pavarësisht se unë nuk kam qen anëtare e saj, pork am hyrë në LSI me ftesë të themeluesit të saj Ilir Meta.
Formati i kësaj partie ka qenë kryesisht i përbërë nga të rinjtë. Kur ne e kemi themeluar nuk ishim natyrisht aq sa jemi sot pasi jemi një faktor i rëndësishëm politik në vend dhe kjo dihet dhe respektohet nga të gjithë përfshirë edhe ndërkombëtarët. Kanë qenë personalitete shumë të mëdhaja që e kanë krijuar këtë parti, përfshirë Petrit Vasilin, Ylli Manjanin, Erisa Xhixhon, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Edmond Panariti etj. Ne lindëm si nevojë e domosdioshme për një zë të lirë dhe kundër arrogancës në pushtet”.
Malaj tregoi edhe objektivat mbi të cilat lindi dhe u rrit partia në të cilën aderon, duke theksuar se ka synuar gjithmonë jo vetëm integrimin në BE por edhe integrimin e brendshmë.
“Objektivi i saj si parti e qendrës së majtë e cila në thelb kishte procesin e integrimit, ishte integrimi i vendit jo vetëm në BE por edhe integrimin në vetvete për politika reale dhe të zbatoheshin mir për t’iu dhënë shansin të gjithëve që duke shfrytëzuar resurset dhe ngritjen e mirëqënies së popullatës. Gjithashtu kemi propozuar edhe politika për të rinjtë për t’ju dhënë shansin të gjithëve. Objektivi ynë ka qenë mbështetja mbi familjen, gruan dhe mbi unitetin e besimit fetar gjë që e bën LSI me gjithë kalvarin e zhvillimeve ku partitë e mëdha na kanë parë shpesh si sanduiç në dorën e tyre, të marrë aksione dhe nisma konkrete të mirëqënies kombëtare”.
Pyetjes se nëse LSI është e hapur për një ftesë ndaj emrave të larguar nga kjo parti, Malaj tha:
“Natyrisht që ata që kanë dhënë kontributet, e keqja duhet të eleminohet, të krijojmë mundësinë për të bërë një analizë, për të konstatuar çfarë kemi bërë keq dhe çfarë kemi bërë mirë, t’ju kërkojmë falje atyre me të cilët kemi gabuar. Përvjetore të tilla shërbejnë për një reflektim të tillë”, tha Malaj në Fax Neëws pikërisht ditën kur sot LSI kujton 15-vjetorin e themelimit të saj.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/423011691664840/
(F.GJ/FAXWEB.AL)