Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi situatën në vend.
Në një deklaratë për mediat Edmond Panariti tha se pjesë e analizë ishte dhe debati i fundit I Ramës me trupën e profesoratit.
Panariti tha se nuk mund tu drejtohesh me atë lloj gjuhës si të Ramës stafit akademik pasi ata nuk mund ta pranojnë. Ai tha se LSI është pro profesorëve, pro studentëve por edhe pro artistëve dhe se këtu nuk ka asnjë tabu.
“Nëse ligji për arsimin duhet rishikuar diçka e tillë duhet të bëhet dhe kritikat e stafit akademik duhen të merren parasysh”, tha ai.
Panariti foli gjithashtu edhe për fermerët. Duke iu referuar deklaratës së sotme të Ramës ai tha se është e gabuar dhe absurd që të shkrihen drejtoritë e bujqësisë pasi janë ato që garantojnë cilësinë e patates sonë për eksport, ndërsa shtoi se kur ka ngërç qeveria duhet të ndërhyjë.
“Qeveria duhet të zbusë presionin ndaj prodhuesve. Me ndërhyrjen e saj, qeveria duhet të zbusë këtë bilanc negativ që prodhuesit vendas kanë në raport me prodhimet e importit”, tha ai. (B.H/Faxweb)