Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu në Tiranë.
Rama shkruan se Lu” përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë!
Reagimi i plotë:
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendëshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!
Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!…
(S.SH/Faxweb)