Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, shprehet se nga inceneratori i mbetjeve në Elbasan, përhapet një aromë e tmerrshme në të gjithë qytetin, aromë të cilën deputeti e përshkruan si e “një kufome në dekompozim e sipër!!!!”
Boçi shprehet se ky nuk është një reagim politik dhe thotë se kjo aromë është një paralajmërim alarmant për qytetarët e Elbasanit.
REAGIMI I PLOTË I BOÇIT
Aroma që po vret!
Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjezi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!!
Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej, Dyli Haxhire dhe Katundi i ri.
Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.
Krahasuar me aromën e dikurshme të gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi.
Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, që vapa e stimulon më tej.
Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.
Dalëngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!!
Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë.
P.s Mos harroni! Ky nuk është një status politik. (D.D/Shuplaka)