Ndërkohë që zjarri në Krastë të Elbasanit vazhdon, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas fotove që kanë qakulluar në media, ku deputeti socialit Taulant Balla shihet me mëngë të përveshura dhe zorrë në dorë duke ndihmuar zjarrfikësit.
Sipas Boçit, reparti i zjarrfikësve nuk po lufton më me flakët, ndërkohë që edhe bashkia është dorëzuar prej orësh.
“Krasta vazhdon të digjet, ndërsa fotot e reklamat me zorrë uji në duart e rilindasve morën dhenë e fcb-ve e mediave online.
Pas kësaj Elbasanit do i shdrisë në horizontin dikur të gjelbëruar, e zeza që e zuri.
Nga natyra apo shteti?
Ketë çdokush e zgjedh ta gjykojë sipas këndvështrimit.
Reparti i zjarrfikësve totalisht jashtë betejës, kundron “spektaklin” e dritave natyrale.
Bashkia është dorëzuar prej orësh.
Ndërsa qeverisë i ka mbaruar uji e karburanti bashkë.”, shkruan Boçi.
Kujtojmë se fotot e Ballës qarkulluan pasditen e sotme, pas një postimi nga vetë deputeti socialist i cili shprehej se autoritetet ishin vënë në punë për shuarjen e flakëve.
“Ka nisur puna për vënien në kontroll të zjarrit në Krastë të Elbasanit. Ndërkohë pas kërkesës për mbështetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur forca të specializuara të ushtrisë. Gjithashtu i kërkova Emergjencave Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës.
Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse.”, shkruante deputeti socialist.
REAGIMI I PLOTË I BOÇIT
Krasta vazhdon të digjet, ndërsa fotot e reklamat me zorrë uji në duart e rilindasve morën dhenë e fcb-ve e mediave online.
Pas kësaj Elbasanit do i shdrisë në horizontin dikur të gjelbëruar, e zeza që e zuri.
Nga natyra apo shteti?
Ketë çdokush e zgjedh ta gjykojë sipas këndvështrimit.
Reparti i zjarrfikësve totalisht jashtë betejës, kundron “spektaklin” e dritave natyrale.
Bashkia është dorëzuar prej orësh.
Ndërsa qeverisë i ka mbaruar uji e karburanti bashkë.
Deri këtu e pat dhe kjo.
Flakët do tulaten të patrazuara deri në lodhje, duke përpirë gjithçka.
Fajin me siguri si nën zë, do ja venë njerëzve të shkretë, pse nuk dolën me kusi e sapllake me fik zjarrin!!!???
Cinike!
Me siguri Rama më pas, do vijë për një bashkëbisedim për bashkëqeverisjen e Krastës!!!!
Sa gëzim sjell ky kryeminstri ynë?!!!!! (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=yKt74Q5x5Qc&feature=youtu.be