Është luajtur mbrëmjen e djeshme derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos në Santiago Bernabeu. Skuadrat ndanë nga një pikë në barazimin 1-1.
Diaz shënoi i pari për “Los Blancos” në minutën e 20′. Ndërsa në fundin e lojës në të 93-ën, ishte mbrojtësi i miqve Llorente që shnënoi golin e barazimit pas një goditjeje me kokë.
Ky barazim i shkon më shumë për shtat Realit që ruan diferencën +2 me Gironën e vendit të dytë. Ndërsa Atletico duhet të luftojë konkurrencën e Bilbaos për vendin e katërt.
Në fundjavë do të jetë sfida vendimtare mes Realit dhe Gironës për kreun e klasifikimit, ndërsa Atletico do të udhëtojë në Andaluzi për t’u përballur me Sevillen.