08:59 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Luftimet në Sudan arrijnë “pikën e nxehtë”, qindra të vrarë dhe mijëra të dëbuar

17:21 | 29/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftimet në Sudan arrijnë “pikën e nxehtë”, qindra të vrarë dhe mijëra të dëbuar

Përleshje të rënda dhe të vazhdueshme mund të dëgjoheshin të hënën në disa pjesë të kryeqytetit të Sudanit, thanë banorët, disa orë përpara skadimit të një marrëveshjeje armëpushimi, që u kishte dhënë pak kohë palëve të pushojnë nga konflikti gjashtëjavor, por që nuk dha akses për ndihma humanitare.

Luftimet vazhduan në jug dhe perëndim të Omdurmanit, një nga tre qytetet fqinje që përbëjnë kryeqytetin më të madh të Sudanit. Përtej lumit Nil në jug të Kartumit, banorët raportuan gjithashtu përleshje të dielën në mbrëmje.

Ushtria e Sudanit dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) janë përfshirë në një luftë për pushtet që shpërtheu në konflikt më 15 prill, duke vrarë qindra dhe duke dëbuar afro 1.4 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre.

Të dyja palët kanë thënë se po shqyrtojnë zgjatjen e një marrëveshjeje për një armëpushim njëjavor të ndërmjetësuar nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, i cili ishte krijuar për të lejuar shpërndarjen e ndihmës dhe që do të skadonte të hënën në orën 21:45 sipas kohës lokale.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat gjithashtu po monitorojnë nga distanca marrëveshjen e armëpushimit dhe kanë bërë apel për rinovimin e saj, thanë të dielën se ushtria dhe RSF kishin shkelur në mënyrë të përsëritur armëpushimin dhe kishin penguar ofrimin e aksesit humanitar dhe rivendosjen e shërbimeve elementare për civilët.

“Që nga mbrëmja e djeshme ka bombardime me të gjitha llojet e armëve midis ushtrisë dhe mbështetjes së shpejtë. Jemi në një gjendje frike të madhe. Ku është armëpushimi?”, tha Hassan Othman, një 55-vjeçar, banor i Omdurmanit.

Në të gjithë vendin, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se më shumë se 700 njerëz kanë vdekur si rezultat i luftimeve, megjithëse shifra e vërtetë ka të ngjarë shumë më e lartë.

Ajo ka regjistruar veçmas deri në 510 vdekje në El Geneina, një nga qytetet kryesore në Darfur, një rajon perëndimor tashmë i rrënuar nga konflikti.

Vdekjet në jetimore

Në Kartum, fabrikat, zyrat, shtëpitë dhe bankat janë plaçkitur ose shkatërruar. Energjia, uji dhe telekomunikacioni shpesh ndërpriten, ka mungesa të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe furnizimet me ushqime kanë mbaruar.

Në një jetimore në kryeqytet, Reuters raportoi se si dhjetëra foshnja kanë vdekur që nga fillimi i konfliktit, të cilin një zyrtar ia atribuoi kryesisht mungesës së stafit dhe ndërprerjeve të përsëritura të energjisë të shkaktuara nga luftimet.

Marrëveshja e armëpushimit ka sjellë pak kohë nga luftimet e rënda, por përleshjet sporadike dhe sulmet ajrore kanë vazhduar.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës thonë se pavarësisht armëpushimit, ata janë përpjekur që të marrin miratime institucionale dhe garanci sigurie për të transportuar ndihma dhe personel në Kartum dhe vende të tjera në nevojë.

Sipas një deklarate të lëshuar të dielën nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, u raportuan shkelje të armëpushimit, duke përfshirë sulmet ajrore dhe konfiskimin e furnizimeve mjekësore nga ushtria, si dhe pushtimin dhe plaçkitjet e ndërtesave civile.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se pavarësisht se të dyja palët shprehin synimin e tyre për të de-përshkallëzuar situatën me qëllim të ndihmës humanitare dhe riparimeve të nevojshme, ato janë duke u angazhuar në veprime që tregojnë gatishmëri për përshkallëzim të mëtejshëm./REL

Pas

Arabia Saudite ofron 100 milionë euro në vit për një kontratë dyvjeçare për Benzeman

Para

Makinat u bënë copë, humb jetën 50-vjeçarja nga aksidenti në Korçë (EMRI)

Para
Makinat u bënë copë, humb jetën 50-vjeçarja nga aksidenti në Korçë (EMRI)

Makinat u bënë copë, humb jetën 50-vjeçarja nga aksidenti në Korçë (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.