Një lajm i trishtë vjen nga Italia. 16-vjeçari shqiptar Gabriel Alibeaj humbi jetën në një spital, pasi nuk iu mbijetoi plagëve të marra nga një aksident rrugor mbrëmjen e së martës (6 shtator).
I riu shqiptar që për pak ditë do të fillonte vitin e tretë të gjimnazit u aksidentua me një triçikël, Gabrieli dhe shoku i tij Xhibrili ranë në tokë. Edhe pse u dërguan menjëherë në spital me helikopter ku u shtruan në gjendje të rëndë, Gabriele ndërroi jetë.
Ishte babai i tij që përmes faqes së tij në Facebook, u kërkoi miqve dhe të njohurve një lutje që djali i tij të zgjohej.
“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”, shkroi Altin Alibeaj.
Më pas ai shkruajti në Facebook, se djali i tij nuk mundi që të mbitjetonteve plagëve.
“Gabriel nuk ia doli. Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua. Në dhimbjen më të thellë la të atin, Altinin, nënën Imeldën dhe motrën e vogël Chiara, të cilat e donin shumë”.