Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit në Presidencë me Ilir Metën ku tha se, kryeministri Rama po tenton të kapë institucionet e drejtësiësë dhe prova sipas tij është vonësa në ngritjen e institucioneve të reja.
Basha foli gjithashtu edhe për temat e takimit që Presidenti Meta kishte më partitë opozitare, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme dhe vendore në të njëjtën ditë, e për këtë kujtoi edhe shembullin e Maqedonisë së Veriut.
“Këto prova me Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore janë se kryeministri nuk don ndërtimin dhe realizimin e reformave, por kapjen e institucioneve. Është një provë se po bën grusht kushtetues dhe se Reforma në Drejtësi është e dështuar. Ajo nuk tregon më se ndëshkon të fortët, e kemi parë me Saimir Tahirin, me dosjet 339 dhe 184.
Ne kërkojmë vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të BKH dhe SPAK. Këto ishin disa nga çështjet që diskutuam. Prej më shumë se dy muajsh kemi shprehur dakortësinë për të bashkëpunuar për dialog dhe ndërmjetësim ndërkombëtar në zbatim të kushteve të Bundestagut. Shtyrja e afatit të komisionit të Reformës zgjedhore është një tjetër hedhje e hirit në sy. Javën e ardhshme ne do të publikojmë propozimet tona të plota për Reformën Zgjedhore ndërkohë që nga ana tjetër kemi pasur bojkotim dhe refuzim të dialogut.
Për opozitën nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme vendore dhe të përgjitshme njëherësh. Asgjë më pak se Maqedonia e Veriut nuk kemi. Ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë kërkesë të pakontestueshme dhe do të bjmë gjithçka për të marrë së bashku të gjithë hapat e nevojshme të një shoqërie të civilizuar”, tha Basha.
9F.GJ/FAXWEB.AL)