Përkrah një fotoje përpara mémorialit të “Déshmorit të Kombit” Indrit Cara lindi në qytetin e Kavajës më dhe u vrá në lúftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar përmes një statusi Çlírimin e Kosovës.
Basha shkruan se 12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtojë përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës së tij që ka hyrë në Kosovë pak pas zbárkimit të Gurkave – kontigjentit të parë britanik.
“Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë”, shkruan BAsha teksa shpreh rëndësinë e kësaj ditë për mbarë kombin shqiptar.
Reagimi i plotë: 12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtoj përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës time. Me emocione që vështirë të përshkruhen, hyra në Kosovë pak pas zbárkimit të Gurkave – kontigjentit të parë britanik. Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.
Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës.
Mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlírimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që lúftuan dhe ránë në altárin e lirisë.
Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, héroit nga Kavaja që lúftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dèshmorët dhe lúftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe!
(F.GJ/FAXWEB.AL)