Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në një takim sot aktorët e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh se projekti i Edi Ramës për Teatrin Kombëtar është një projekt korruptiv dhe krriminal.
‘’PD është kundër prishjes së teatrit kombëtar, ajo që po bën Edi Rama është një akt korruptiv dhe kriminal. Ne do të propozojmë një amandament kombëtar për artin dhe kulturën, në thelbin e të cilëve do të jetë respekti për artin.
Kryeministri është një artist i dështuar, Edi Rama e urren mendimin e pavarur dhe mendimin ndryshe. Këto janë akte bolshevike, komuniste, po centralizon gjithçka. Teatri nuk do të shembet, dhe ne do të jemi aty me të gjithë forcën tonë, që ta ndalojmë projektin e Edi Ramës”, u shpreh Basha.
Nga ana tjetër aktorët kanë njoftuar se të hënën do të paraqesin një një projekt të tyren në lidhje me rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.
(E.K/FAXWEB.AL)