02:20 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

17:01 | 18/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Analisti i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu, në një intervistë për Fax News ka diskutuar mbi situatën politike të krijuar në Kosovë, ku pas 33 tentativash të dështuara, vendi ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin e ri.

“Është e paimagjinueshme që të kemi 33 seanca pa rezultat dhe asnjë reflektim politik. Kjo situatë është jo vetëm një krizë institucionale, por edhe një sinjal i rrezikshëm për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të shtetit,” u shpreh Veliu.

Sipas tij, moszgjidhja e ngërçit në Kuvend po bllokon proceset kyçe për shtetin.

“Ka shumë çështje që janë në pritje në sistemin gjyqësor dhe të tjera që nuk ecin dot përpara pa konstituimin e Kuvendit. Kjo situatë nuk i shërben qytetarëve të Kosovës dhe as vetë qeverisë, e cila tashmë ka kaluar afatet e saj.”-ka thënë Veliu.

Veliu theksoi se një gjendje e tillë i shkon për shtat vetëm faktorëve të jashtëm që nuk kanë interes për zhvillimin e Kosovës.

“Kjo krizë i shërben vetëm atyre që nuk duan një Kosovë funksionale, të zhvilluar dhe të integruar ndërkombëtarisht.”

I pyetur për deklaratat e fundit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Lulzim Veliu shprehu këndvështrimin e tij.

“Deklaratat e Vuçiç janë tërësisht populiste. Ai po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga protestat masive në Serbi duke nxitur retorikë lufte dhe tension,” tha analisti.

Veliu shtoi se retorika e Vuçiç-it lidhet me një fantazi gjeopolitike të rrezikshme.

“Nëse realizohet ëndrra e tij për një konflikt të madh global ku SHBA të dalë e dobësuar, vetëm atëherë Serbia dhe Rusia mund të ëndërrojnë ndonjë ‘fitore’. Por kjo është një logjikë destruktive dhe e izoluar.”

Në përfundim, Veliu tha për FaxNews se  as Vuçiç dhe as pasardhësit e tij nuk do ta arrijnë kurrë Kosovën.

Realiteti është i pandryshueshëm: Kosova është një shtet i pavarur dhe do të forcohet përmes institucioneve funksionale, jo përmes bllokadave politike.

Pas

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Para

Seanca e Radhës në GJKKO për “Gërdecin”: Mediu Kundërshton Akt-Ekspertizën dhe Referon Letër nga 6 Kongresmenë Amerikanë

Para
Seanca e Radhës në GJKKO për “Gërdecin”: Mediu Kundërshton Akt-Ekspertizën dhe Referon Letër nga 6 Kongresmenë Amerikanë

Seanca e Radhës në GJKKO për “Gërdecin”: Mediu Kundërshton Akt-Ekspertizën dhe Referon Letër nga 6 Kongresmenë Amerikanë

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.