17:17 | 28/11/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lushnje/ Plagosi me armë zjarri 60-vjeçaren, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

18:37 | 30/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lushnje/ Plagosi me armë zjarri 60-vjeçaren, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Bëhet me dije se e plagosur ka mbetur 60-vjeçarja Bajame Seneja, ndërsa ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës.

Konflikti i pronësisë mes kushërinjve Hasalla në Lushnje që i kushtoi jetën një 30-vjeçarit Rome Hasalla 2 vjet më parë u hap sërish sot me të shtëna arme.Kësaj here plumbat u drejtuan ndaj 60-vjeçares Bajame Seneja, motrës së Kastriot Hasallës i cili bashkë me të vëllain në 2021 qëlloi me armë zjarri ndaj Shaip Hasallës dhe tre djemve të tij.Si pasojë njëri nga djemtë humbi jetën ndërsa Shaipi me dy djemtë e tjerë u plagosën rëndë.Bajamja është plagosur në këmbë dhe po merr mjekim.Vëllai i saj dhe Kastriotit tregon dinamikën e ngjarjes për median dhe drejton gishtin nga kushëriri.

Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi Armand Hasalla i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas

“Ky është gjenocid i kryer nga shqiptarët mbi shqiptarët”, Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë

Para

“Nga 2013 deri sot, jemi të fundit në Ballkan për rroga dhe pensione”, Berisha: KLSH ka njoftuar se qeveria vodhi 122 miliard lekë

Para
“Nga 2013 deri sot, jemi të fundit në Ballkan për rroga dhe pensione”, Berisha: KLSH ka njoftuar se qeveria vodhi 122 miliard lekë

"Nga 2013 deri sot, jemi të fundit në Ballkan për rroga dhe pensione", Berisha: KLSH ka njoftuar se qeveria vodhi 122 miliard lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Takim i nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel

Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë

Shërbimet publike për biznesin, Sekretariati i KI: Dixhitalizim edhe tek vendorët

Shtëpia e Bardhë përshëndet zgjatjen e armëpushimit në luftimet Izrael-Hamas

Blinken mesazh urimi për 111-vjetorin e Pavarësisë: Jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë

Ukraina dhe shtetet baltike thonë se do ta bojkotojnë takimin e OSBE-së për shkak të Lavrovit

Dua Lipa urim të veçantë për Pavarësinë e Shqipërisë

Ish Klubi Partizani/ Analiza e VOA: Aktet që çuan në ndërtimin e kompleksit të pallateve

Ballkani në konflikte, shqiptarët ndjehen më të sigurt më 2023

Arrestohet 30-vjeçari në Muriqan, iu gjet drogë në makinë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.