Një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruar në një servis automjetesh në qytetin e Korçës, i cili shërbente për lyerjen e makinave.
Është vënë në pranga Sokol Bardhollari 27 vjeç, banues në Korçë. Ai u arrestua pas kontrollit të ushtruar në ambientin e tij ku sasia e drogës u gjet e veshur në një qese plastmasi të zezë.
Detaje të Policisë së Korçës:
Policia gjen dhe sekuestron 10 KG lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa, në një ambjent që shërbente për lyerje automjetesh.
Arrestohet në flagrancë pronari i këtij ambjenti, posedues i lëndës.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 27.02.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një servis që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen nr 4 në Korçë (pronë e këtij shtetasi) iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
10 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1247″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post