Këngëtari i famshëm Majk dhe bukuroshja Melita janë parë shpesh të shoqërohen së bashku.
Mirëpo deri tashmë asgjë nuk kishte të konfirmuar.
Madje u përfol dhe për një ndarje të mundshme të çiftit.
Por këngëtari ka hequr të gjitha dyshimet me deklaratën e tij të dashurisë që ka bërë mbrëmjen e kaluar.
Teksa po jepte koncert në një nga clubet më të famshëm në Tiranë, Majk ka thirrur të dashurën e tij Melitën të vijë në skenë.
Ai i ka dhuruar një tufë me lule dhe i ka dedikuar fjalë shumë të ëmbla.
“Faleminderit që egziston zemra imë, të dua shumë,”- shprehet Majku.
Më vonë këngëtari i ka dedikuar këngën e Alban Skënderajt, “Mrekullia e 8”.
Kjo deklaratë tashmë konfirmon gjithçka, dyshja është në një lidhje dhe çdo gjë shkon për së mbari.
Mund ta shihni më qartë në videon e mëposhtme të sjellë ekskluzivisht për Faxweb.al, nga gazetarja Entela Çullhaj.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=of-KeayepKA&feature=youtu.be