Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka komentuar emërimin e dy ish-zyrtarëve të PD-së, në poste kyçe nga qeveria Rama 2.
Teksa shkruan për ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe ish-ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, Murrizi thotë se demokratët nuk i zë gjumi natën dhe pyesin se “edhe sa ish ministra te qeverisjes se PD, kane ngelur pa u punesuar nga qeveria Rama??
Postimi i Murrizit:
“DEMOKRATET “PYESIN “KUR I TAKOJME
Edhe sa ish ministra te qeverisjes se PD, kane ngelur pa u punesuar nga qeveria Rama???
Majlinden e pame qe falenderoi Ditmirin e Sules thone, Dritanin e lexuam qe falenderoi Olten e “SUDES”( gjallices).
Nuk na ze gjumi rehat thone po nuk mbaroi punesimi me kohe te plote i ish ministrave, deputeteve, drejtoreve dhe funksionareve te PD-se, ne kete qeveri, se jo pak kontribut kane dhene te shkretit qe Rama te jete sot kryeminister.
Ju dhashe “ kurajo” duke i sqaruar se edhe ata qe nuk kane filluar pune, e kane mare ndonje TENDER me miliona EURO.
Ahhh me thane, na qetesove se ishim me gjak ngrire.”
(F.G/Faxweb.al)