Mbetjet hidrokarbure që dalin nga procesi i dekantimit të naftës bruto në depozitat në Qafën e Kashit në Mallakastër, vijojnë të shkaktojnë prej vitesh ndotje të madhe të ajrit, tokës dhe nëntokës.
Sipas banorëve, shpërndarja në natyrë e mbetjeve hidrokarbure që krijohet është shqetësuese jo vetëm për banorët e Kashit, por për të gjithë zonën.
Ata pohojnë se mes indinjatës e zhgënjimit se, pavarësisht se ndodhen pranë një zone naftëmbajtëse që shfrytëzohet prej vitesh nga kompani të ndryshme nafte, ata nuk po përfitojnë asgjë, por përkundrazi, janë duke braktisur zonën për shkak të ajrit mbytës.
Po sipas banorëve, uji teknologjik që del nga procesi i dekantimit të naftës bruto pasi përshkon tokat bujqësore, derdhet në lumin Vjosë, i specifikuar si i vetmi lum i egër në Europë, e më pas në detin Adriatik.
Discussion about this post