Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim në Facebook, ka komentuar zgjedhjen e anëtarëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga ana e mazhorancës.
Me ironi, Manjani shkruan se ky proces i sjell ndër mend kohën e diktaturës, por me ndryshime të vogla emrash.
Reagimi i plotë i Manjanit:
“Kjo përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, më ngjan si kontrollit punëtor e fshatar në kohën e Enverit!
Si atëherë edhe sot, partia kujdeset që kontrollorët të jenë të saj…
Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëhere kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqëria Civile…
Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte.
Drejtësia popullore në veprim!”
(F.G/Faxweb)