Shef i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka deklaruar për “Dnevnik” se negociatat për formimin e qeverisë do të realizohen personalisht mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevksi dhe Ali Ahmeti. Grubi theksoi se kryetari i tyre do të insistojë që negociatat për qeverinë të udhëhiqen në nivel më të lartë, përsonalisht liderët Gruevski dhe Ahmeti do të duhet të vlerësojnë se vallë është e mundur vazhdimi i koalicionit në mes këtyre dy subjekteve.
Nëse konstatohet dhe vlerësohet se është e mundur koalicioni në mes të VMRO-DPMNE dhe BDI-së, nuk përjashtohet mundësia që negociatat e mëtejshme të zbresin në nivelin të grupeve partiake. Kjo do të thotë edhe pse VMRO-DPMNE dhe BDI për herë të pestë do të fillojnë negociatat për koalicion qeverisës, për herë të parë këtë bisedë do ta realizojnë personalisht.
Ahmeti negociatat për qeveri të re do t’i kushtëzoj me platformën e përbashkët nga gjitha partitë shqiptare. Gruevski ka thënë se nëse BDI bën ndonjë lojë më platformën edhe VMRO-DPMNE me partnerët e koalicionit kanë platormë. “Edhe në të kaluarën, tani edhe në të ardhmën do të jemi thuajse 25 parti në koalicion, me platformë të përbashkët. Nëse dëshirojmë të luajmë lojën më platform, nuk ka problem ashtu do të vazhdojmë që tani”, ka porositur Gruevski në intervistën për “Dnevnik”.
Ahmeti nga ana tjetër për televisionin shqiptar TV 21 tha se pret thirrje nga Gruevski. “Ne do të bisedojmë me partinë qe ka fituar më shumë mandate” ka thënë Ahmeti.
Nga BDI nuk dëshriojnë të paragjykojnë se si do të rrjedhin negociatat. Ato kanë përsëritur se kusht për qeverisjë është platforma e përbashkët e shqiptarëve, e cila do të jetë para tryezës së Gruevskit, por edhe para çdo negociator të mundshëm për qeverinë e re. (J.V/Shupaka)