Diego Armando Maradona, është gjithmonë në qendër të vëmendjes me veprimet e tij por në rastin në fjalë gjatë ndeshjes së fundit, teksa drejtonte ekipin e tij, Gimnasia La Plata, 59-vjeçari është mërzitur shumë për një rast që skuadra e tij shpërdoroi, aq sa nuk mundi të mbante ekuilibrin duke rënë përtokë anës fushës.
Një situatë kjo e cila krijoi të qeshura pafund në stadium. Gjithsesi, në fund Maradona u gëzua pasi ekipi i tij ia doli të merrte triumfin duke përmbysur rezultatin.
Maradona u bë protagonist edhe para disa kohëve kur vendosi të tërhiqej nga drejtimi i Gimnasias, megjithatë nuk kaloi shumë kohë dhe vendosi të ulej sërish në stol.
When you wake up and realize it’s Monday ? pic.twitter.com/uIdqVW3kza
— 433 (@433) December 9, 2019