Pavarësisht se presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigite kanë më shumë se 10 vite martesë, si edhe pothuajse gjithë jetën që njihen, ai duket i dashuruar me të sikurse ditën e parë.
Edhe pse marrëdhënia e tyre është ndër më të kritikuarat dhe komentuarat për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë, pasi ajo është plot 25 vite më e madhe, Macron ende skuqet kur flet për të.
Në një intervistë për gazetaren Cristiane Amanpour, Macron është shprehur se Brigite është pjesë e tija dhe shumë e rëndësishme për të.
“Dashuria është pjesë e jetës time dhe e balancës time. Dhe unë nuk besoj se ndëton diçka madhështore dhe nuk sillesh ashtu siç duhet, nëse nuk jeni të balancuar, një çift i fortë.
Unë kam qenë me gruan time për dekada me radhë tani dhe ajo është pjesë e imja. Të paktën për mua është shumë e rëndësishme. Për balancën personale, të kesh dikë në shtëpi, që të thotë të vërtetën çdo ditë. Sepse e vërteta është një ndër sfidat më të mëdha. Dikush me bindjet e veta të thella, por që të njeh ty ashtu siç je.
Dhe që të do për atë që ti je dhe jo për atë çfarë përfaqëson, për rolin tënd, titujt që zotëron, apo për diçka specifike në jetë.
Kështu që ne e njohim njëri-tjetrin, dhe ne jemi me njëri-tjetrin ashtu siç të thashë për dekada me radhë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme ëpr mua, sepse ajo është pika ku unë mbahem.”, janë fjalët e Macron, që duket ende i dashuruar pavarësisht viteve martesë. (D.D/Shuplaka)