Për marrëveshjen e detit me Greqinë nuk është pyetur Presidenca. Burime nga Presidenca thonë se për këtë marrëveshje nuk është kërkuar plotfuqishmëri. “Nuk është kërkuar plotfuqishmëri”, thonë burimet nga presidenca.
Po ashtu më herët ka reaguar edhe ish-presidenti Nishani që thekson se derë më 24 korrik, ditë kur ai i lëshoi zyrën Presidentit Meta, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”.
“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.”, theksohet në reagimin e Nishanit. (J.V/Faxweb)