Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për median pas mbledhjes së deputetëve, ku, ndër të tjera, ka folur edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Bardhi e quajti këtë marrëveshje si një akt i tradhtisë kombëtare, ku shprehet se po rrezikohet sigura publike e po cënohen liritë të drejtave kushtetuese.
“Dua të bëj një koment për Gjykatën Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për emigrantët. Duke shprehur keqardhjen e thellë që nuk u ngjit në lartësinë e opinionit publik, dua ta konsideroj këtë si një akt të tradhtisë kombëtare. Mbushja e Shqipërisë me emigrantë, duke rrezikuar sigurinë publike por edhe duke e çuar në pikën që cënon lirinë e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, qofshin të huaj apo shqiptarë. Ishte një goditje në raport me respektin dhe garancinë që ky institucion duhet të japë në raport me respektin e Kushtetutës,”- deklaroi ai.