Në ‘’Bulevardin Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ka nisur një marshim kundër informalitetit në biznese, siç transmeton ‘’Fax News”.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sipërmarrjes dhe të biznesit të madh kryesisht, protestuesit apelojnë për formalizimin e ekonomisë.
“Do donim që kjo të shërbejë për sensibilizimin dhe të qytetarëve dhe të bizneseve. Kjo nuk është protestë kundër biznesit të vogël”, thotë Julian Mane për ‘’Fax News”.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të shumta dhe tollombace të zeza. ‘’Kërko kuponin tatimor”, është një nga mbishkrimet më të përdorura. Manifestimi ka qenë tërësisht paqësor dhe nuk ka pasur asnjë incident.
Tollombacet simbolizojnë gjendjen në të cilën sot ndodhet biznesi i paformalizuar.
(E.K/SHUPLAKA)