Një shtetas i identifikuar si Qazim Bruka 43 vjeç, ka hypur sot në oxhakun e banesës nga ku ka kërcënuar me hedhje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në një banesë në Laprakë, pranë Spitalit të Traumës.
Shkak i këtij akti, mësohet të jetë bërë një konflikt pronësie që rrezikon nxjerrjen e tij jashtë banesës.
Qazim Bruka nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai u dënua në vitin 2012 nga Gjykata e Tiranës për “dhunë në familje”. Braka akuzohej se masakroi gruan me thikë duke e lënë të plagosur, me të cilën grindej shpeshherë, duke degraduar në dhunë të ndërsjellë mes tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)