Zbulohet autori i vrasjes së shqiptarit të pastrehë, i cili u gjet pa jetë në bregdetin e Athinës. Policia greke bën me dije se ka arrestuar një qytetar irakian, i cili e ka pranuar krimin përpara efektivëve. Irakiani është arrestuar në sheshin Omonia në Athinë.
Ai ka deklaruar në polici se 47-vjeçarin shqiptar e ka vrarë duke përdorur një sëpatë dhe e gjitha për shkak të një sherri.
Në debat e sipër, irakiani tregon se e ka sulmuar shqiptarin në fytyrë dhe në trup me një sëpatë që ndodhej aty, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
Jani quhej shqiptari, i cili u gjet i masakruar rreth dy muaj më parë. Mediat greke shkrujnë se ai ishte i pastrehë dhe jetonte në një barrake në kompleksin sportiv olimpik Agios Kosmas.
Irakiani dhe shqiptari e ndanin bashkë baraken në fjalë. Sipas banorëve, shqiptarë ishte baba i dy fëmijëve. Mirëpo një ditë kishte mbetur pa punë dhe për këtë arsye ishte larguar nga shtëpia. (D.D/Shuplaka)