Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një 27-vjeçare pasi vetëm 5 ditë më parë ka mashtruar një 30-vjeçar duke i marrë shumën prej 6 000 000 lekë të reja.
Sipas informacioneve të “Shuplakas” e reja Enertila Beqja është njohur me 30-vjeçarin nga Manza në Facebook ku edhe aty ka nisur biseda mes tyre.
Beqja fliste në telefon me djalin dhe pretendonte se kishin një lidhje virtuale midis tyre. Mësohet se duke shfrytëzuar njohjen i kërkonte herë pas here lekë të riut duke përdorur pretekste të ndryshme.
DETAJE:
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:
• Enertila Beqja 27 vjeçe, banuese në Durrës.
Më datë 22.08.2017 ka bërë kallëzim shtetasi B.A. 30 vjeç, banues në Durrës, në ngarkim të shtetases së mësipërme pasi dyshohet se e ka mashtruar duke i marrë shumën prej 6 000 000 lekë të reja.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)