Një 22-vjeçar është arrestuar nga blutë e Lushnjes pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të mashtrimit që bënte me kreditë.
Shtetasi me inicialet A.K., 22-vjeç, banues në Kolonjë të Lushnjes u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim me kredi”.
Informacion paraprak:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim me kredi”.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim:
-A.K, 22 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje.
Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim me kredi”.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)