Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë të Fushë Krujës, në autostradë, ku dy persona me armë e maska kanë grabitur një autoveturë tip benz, me targa AA 046 TA.
Burime bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të një qytetari nga Kukësi, Admir Kaloshi, 33 vjeç. Mësohet se ai kishte ndaluar për nevoja personale, kur dy persona me armë e maska, duke i bërë presion i kanë marrë makinën dhe janë larguar.
Nga ky rast nuk ka të lënduar, ndërsa dy personat e maskuar kanë marrë makinën dhe janë larguar me shpejtësi.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post