Maturantët ditën e sotme po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre ishte tezë shumë subjektiv dhe i pa formuluar mirë.
“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë” shprehet një nga maturantët.
Maturantët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë tentuar që të futen brenda ambienteve për t’u takuar me përfaqësues të Minstrisë.
Maturantët dëgjohen teksa thërrasin “Ministria e Turpit”, ndërkohë që kërkojnë që të rishikohet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi sipas tyre ishte formuluar me zgjedhje subjektive.
Ndërkohë punonjësit e policisë po zmbrapsin maturantët, por ato janë të vendosur në qëllimin e tyre për të marrë një zgjidhje nga ministria.
Protesta u njoftua përmes rrjeteve sociale një ditë më parë, ndërsa maturantët kanë kërkesa konkrete.
Deri më tani, maturantët i janë nënshtruar dy provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa prej marsit deri në 5 qershor kanë zhvilluar mësime “online” për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë së Covid-19. (M.Q/Faxweb.al)