Sfida midis Shqipërisë dhe Maqedonisë ka përfunduar me barazim 1-1.
Mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj në një deklartë është shprehur se gjyqtari ka rënë pre e tifozëve. Ndërsa shton se duhet të ishin treguar më të qetë.
“Nuk patëm guxim në pjesën e parë. Nuk patëm mundësi për të qarkulluar topin. Golin e parë nuk e prisnim. Mbetëm disi të befasuar. Por, pasi shënuam golin, duhet të ishim treguar më të qetë. Ndërsa sa i përket penalltisë, mendoj se gjyqtari u ndikua pak nga tifozët. Ishte shumë nervoz. Kur fliste i dridhej buza. I thashë në një rast kur një kundërshtari simuloi, që “ka rrugë të gjatë deri në Hollivud”, deklaroi Mavraj.
(S.SH/Shuplaka)