Mjeku infeksionist Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në faqen e tij të ‘Facebook-ut’, ka informuar mbi rreziqte që i kanoset çdo presoni i cili mban një mace në shtëpi.
Sipas mjekut nëse ndodh që macja tu gërvishë, infeksioni që tranmetyohet është shumë i rrezikshëm.
Mjeku thekson se në vendin e gërvishjes nga macet mundet të shfaqet fillimisht një puçër të vijuar më pas më daljen kryesisht të një gjëndre në qafë ose në sqetull, ta paraprirë ose jo nga dobisa trupore, ulja e oreksit dhe temperatura jo shumë ë lartë.
Statusi i plotë:
“Informim dhe rikujtesë….Kënaqësija e të paturit të një maceje në mjedisin familjar, mundet të shoqërohet edhe me “Sëmundjen e gërvishjes së maces (Cat scratch disease) ose Limfadenitin regjional subakut”, një sëmundje më shpesh e vërejtur në fëmijët dhe të rinjtë, por jo pak e ndeshur edhe në të riturit….Macet e në veçanti kotelet e shtëpisë janë bartëset e “Bartonella henselae” , shkaktarit të kësaj sëmundjeje…
Në vendin e gërvishjes nga macet mundet të shfaqet fillimisht një lesion/një puçër të vijuar më pas më daljen kryesisht të një gjëndre në qafë ose në sqetull , ta paraprirë ose jo nga dobisa trupore, ulja e oreksit dhe temperatura jo shumë ë lartë… Në shumë raste sëmundja vetëshërohet për 2 – 4 muaj, por nuk përjashtohen rastet e ndërlikimit të saj me prekje të syve, mëlçisë dhe shumë-shumë rrallë edhe me prekje neurologjike….
Kontrolli te mjeku është i nevojshëm dhe mvaret vetëm prej tij përshkrimi apo jo i një antibakteriali/antibiotiku….NDAJ anjëherë në raste të tilla të mos hezitoni të konsultoheni me nje mjek specialist infeksionist, si DHE të mos panikoheni nga dalja e një gjëndre si në rastet e mëposhtëme të praktikës sime në QSUT, sepse jo çdo gjendër e zmadhuar ka të bëjë me një sëmundje tumorale…Të mësuarit është një dikuri e përditëshme nga gjithësecili prej nesh….”
(E.V/Faxweb.al)