Nga ambjentet e jashtme të infektivit gazetarja e Fax News, Ema Shazivari raporton se gjatë ditës së sotme por edhe pak minuta më parë kanë mbërritur ambulanca që transportojnë persona të dyshuar me koronavirus, teksa siç shikohet edhe nga pamjet, konstatohet edhe nga veshjet e personave që shoqërojnë pacientët.
Ndërkohë gjatë transmetimi direkt me studion e lajmeve të Fax News është parë një tjetër ambulancë që ka mbërritur ndërsa stafi qëe e shoqëronte nuk ishte pajisur me asnjë masë mbrojtëse.
Ndërkohë një ambulancë pak minuta më parë është ndalur larg derës së Spitalit Infektiv ndërsa kanë zbritur personat që e shoqëronin të cilët nuk ishin të veshur me ‘uniformën’ përkatëse apo masa mbrojtëse për t’u ruajtur nga rreziku i infektimit.
Personat në fjalë kanë debatuar me një person ndërsa është e paqartë biseda mes tyre por nga pamjet duket se ka tension mes tyre.
Zyrtarisht është komunikuar se numri i personave të prekur deri më tani është 23 persona ndërsa ka humbur jetën dy ditë më parë si pasojë e COVID-19 një e moshuar, 73-vjeçe në Durrës.
Gjatë transmetimit direkt, gazetarja Ema Shazivari ka raportuar se nga njëra prej ambualancave ka zbritur një pacient që duket në gjendje të rëndë sipas saj, ndërsa stafi mjekësor që po e shoqëronte ishte veshur me uniformën që përdoret për ruajtjen nga viruset.