Policia i sulmoi me gaz lotsjellës për të mos i lënë të hyjnë në zyrat presidenciale në pallatin Élysée por francezët duken se nuk kanë ndërmen të ndalen.
Ata nuk pajtohen me rritjen e taksës së karburantit pasi taksat po ua vështirësojnë jetën dhe mezi po arrijnë të mbyllin muajin.
Mediat e huaja shkruajnë se kjo është një situatë e vështirë me të cilën po përballet presidenti Emanuel Macron.
Në Paris janë mbledhur 280 mijë vetë që protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Ata mbajnë veshur jelekë të verdhë dhe ka një arsye për këtë.
Në Francë, shoferët janë të detyruar ti veshin ato jelekë që konsiderohen si pajisje sigurie. Së bashku me trekëndëshin e kuq që vendoset pas makinës, ata duhet të mbajnë veshur jelekët e verdhë edhe kur dalin nga makina.
Në rast se pësojnë problem me automjetin ose aksident dhe nuk kanë të veshur jelekun, ata rrezikohen të gjobiten me 135 euro, bazuar në ligjin e futur në fuqi në vitin 2008.
Përvec makinës, jelekët e verdhë tashmë janë shndërruar në një uniformë për protestën.
“Ne jemi të ngopur. Duket sikur ne se qeveria po punon vetëm për të ruajtur privilegjet e veta “, tha Mathieu Styrna, një nga mijëra që marshonin nëpër Champs-Élysées.
“Pse duhet të financojmë projektet e tyre?” Tha zoti Styrna, duke iu referuar planit të qeverisë për të dekurajuar përdorimin e makinave përmes taksave të gazit. Shumë njerëz në turmë thanë se nuk përbuznin qëllimet mjedisore të qeverisë, por se mbijetesa e tyre ishte më e rëndësishme.
(B.H/FaxWeb)