01:41 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbledhja e dy qeverive, këto janë marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë (LISTA)

12:03 | 26/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e dy qeverive, këto janë marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë (LISTA)

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive ka filluar nënshkrimi i marrëveshjeve.

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ashtu edhe siç u paralajmërua, të dy Qeveritë nënshkruan disa marrëveshje.

Këto marrëveshje pritet që të heqin barrierat në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto janë marrëveshjet që u nënshkruan sot në Pejë në  mes të dy Qeverive:

  1. Hapja e mbledhjes dhe fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama (secila fjalë do të jetë rreth 8 min)
  2. Informimi i kabineteve lidhur më të arriturat për vendosjen e Pikës Doganore të Republikës së Kosovës në Portin e Durrësit.
  3. Informimi i Kabineteve lidhur me Deklaratën e objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë.
  4. Nënshkrimi i Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  5. Nënshkrimi i Protokollit për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë, në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë.
  6. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.
  7. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.
  8. Nënshkrimi i Protokollit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  9. Nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e Rinisë.
  10. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës.
  11. Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
  12. Nënshkrimi i Projekt “marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, ndërmjet ministrisë shëndetësisë dhe mbrojtës sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.

Më parë në fjalën e tij, Kryeministri Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Serbisë për bllokadën që po i bën Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Rama gjithashtu foli edhe për vendimin e qeverisë së Kosovës për të taksuar 100% produketet nga Serbia dhe Bosnja.

Rama tha se ky është një vendim irracional në kushte normaliteti por është vendim normal në kushtet e tanishme, për mënyrën se si Serbia po sillet ndaj Kosovës.

“Është një vendim irracional në kushte normale, por Tarufa 100% është reagim politik, është një reagim politik ndaj një sjelljeje supremacie të Serbisë”, tha tha ai.

Madje, atë që po bën Serbia ndaj Kosovës ai zbuloi dhe një bisedë që kishte pasur me ministrin kosovar.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: haradinajmarreveshjetrama
Pas

E fundit/ Vetingu rrëzon gjyqtarin e Apelit, ishte kandidat për KLGJ-në

Para

”A ke marrëveshje të fshehtë me Vuçiç për ndarjen e Kosovës?”, Rama: Gomerë ata që quajnë Thaçin tradhtar!

Para
Deputeti i kujton Ramës kohën kur sulmoi policin dhe përdorte flamurin si mjet lufte (Video)

''A ke marrëveshje të fshehtë me Vuçiç për ndarjen e Kosovës?", Rama: Gomerë ata që quajnë Thaçin tradhtar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.