Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot me shumë gjasa për të marrë një vendim nëse opozita do të hyjë në zgjedhje.
Ndërkaq raportohet se në mbledhje do të ketë një video-konferencë me kreun e grupit të Partive Popullore Europiane por jo vetëm.
Konkretisht mësohet se do të jenë Daul, Mc Allister dhe Hahn.
Mësohet se Basha ka kërkuar pjesëmarrje të detyrueshme të anëtarëve të gruupit demokrat.
Mësohet se video-konferenca nis në orën 19:00.
(M.D/Shuplaka)