Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme.
Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili me anë të një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, ka sqaruar detaje nga mbledhja.
Pritet që në takim të diskutohet mes të tjerash, edhe në lidhje me strategjinë e aksionit parlamentar dhe çështjet e brendshme organizative,
“Përshëndetje miq. Ditën e Mërkurë dt 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës.
2- Çështje te brendshme organizative.
3-Te tjera”, thuhet në mesazh.