Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Kryptoqueen e zhdukur”, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
Bullgarja, që besohet të jetë rreth të 40-ave, kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një kompanie të mashtrimit me kriptomonedhën e njohur si OneCoin.Hetuesit federalë akuzojnë gruan e arratisur për shfrytëzimin e skemës të mashtrimit teksa ka përfituar më shumë se 3.8 miliardë euro.
Ajo është zhdukur që nga viti 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti dhe hetuesit filluan ta kërkonin, raporton bbc.
Në vitin 2014, OneCoin, një kriptomonedhë e vetë-përshkruar, filloi t’u ofronte blerësve bonuse nëse ata ia sygjeronin monedhën më shumë njerëzve.
Por agjentët e FBI-së thonë se OneCoin ishte i pavlefshëm dhe nuk u mbrojt kurrë nga teknologjia blockchain e përdorur nga kriptovalutat e tjera.
Sipas pretendimeve të bëra nga prokurorët federalë, në thelb ishte një skemë piramidale e maskuar si një kriptomonedhë.
“Ajo e përcaktoi skemën e saj në mënyrë perfekte, duke përfituar nga spekulimet e mëdha të ditëve të para të kriptomonedhës”, pohoi Damian Williams, prokurori më i lartë federal i Manhattan.
Ndryshe, FBI shton të arratisurit në listën e saj më të kërkuar kur beson se publiku i gjerë mund të jetë në gjendje të ndihmojë në gjurmimin e tyre.
Një njoftim i byrosë i botuar të enjten ofronte një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që dërgonte në arrestimin e Ignatovas, e cila po përballet me tetë akuza. Ajo është e vetmja grua në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.