Kannye West është ankuar se fustani seksi i bashkëshortes së tij Kim Kardashian për pak i prishi performancën në Met Gala. Kim 38 vjeçe iu deshën 8 muaj që të sajonte veshjen e saj perfekte me një fustan të Thierry Mugler, por u prit me kritika nga bashkëshorti në minutat e fundit.
Grindja mes çiftit të të famshmëve përpara mbrëmjes tradicionale të kostumeve në muajin maj, u zbulua këtë të diel në reality show Keeping Up With The Kardashians
Korseja shumë e ngushtë, e shtrëngonte aq shumë 38-vjeçaren saqë gjoksi i kishte shpërthyer sipër. Gjithsesi kjo mbetet një nga veshjet më ikonike të yllit televiziv.